Forcapil Forcapil Forcapil
Homepage > Produkte > Forcapil > Historia e Olivias
Olivia ËshtË njË grua aktive ...


Si shumica e grave ajo e fillon ditën duke përgatitur fëmijët për në shkollë. Nuk ka kohë për të ngrënë mëngjes, duhet të nxitojë, të çojë Emilinë dhe Tomasin në shkollë dhe më pas të shkojë në punë.

Një ditë e gjatë dhe stresuese në zyrë që pasohet me një pushim të shkurtër në mesditë, ...e mjaftueshme sa për të shkuar për “shopping” ose në palestër. Olivia e ka të vështirë për të gjetur kohë për të ngrënë drekë, sa keq....zgjidhja është një sanduiç!

Si shumë gra të tjera, Olivia ka një jetë të zënë dhe nuk ka shumë kohë për veten.
Lodhja dhe stresi janë të zakonshëm për atë. Asaj i bien flokët, ato humbasin shkëlqimin, volumin dhe vitalitetin, thonjtë i çahen, janë të brishtë dhe të dobët, dhe sikur të mos mjaftonin këto është edhe fundi i verës dhe asaj i duhet ti rikthehet punës, edhe pse në gjendje më të keqe se më parë.

Faktorë të ndryshëm ndikojnë në rënien e vazhdueshme të flokëve dhe në gjëndjen jo të mirë të lëkurës.
Jeta moderne sjell me vete edhe humbjen e formës së flokëve. Ndryshimet stinore, ndryshimet hormonale dhe dietetike, mungesa e vitaminave, konvaleshenca dhe stresi, shkaktojnë probleme të flokëve dhe thonjëve tuaj.

Ashtu si truri ynë ose muskujt, edhe flokët kanë nevojë për ushqyes që të jenë në formë. Hapi i parë drejt flokëve të bukur është kujdesi për ushqimin: flokët rriten me një dietë të balancuar.

Flokët e dëmtuar dhe të thatë, kanë nevojë për vitamina, minerale dhe aminoacide.

Është normale të humbasësh mesatarisht 50 deri në 100 qime në ditë, por duhet të veprojmë shpejt nëqoftëse kjo shifër rritet.

Trajtimi është i nevojshëm për ushqyerjen e flokëve dhe thonjve.