Forcapil Forcapil Forcapil
Homepage > Produkte > Forcapil > Flokët dhe thonjtë
FLOKËT

Flokët tuaj janë një pjesë e rëndësishme e bukurisë. Gjatë gjithë jetës tonë ne kemi një “kapital flokësh” e llogaritur përafërsisht 200,000 flokë dhe secila nga ato rinovohet 20 herë. Prandaj është e rëndësishme të kujdesemi për flokët tanë në mënyrë që ta mbajmë kapitalin tonë në gjëndje të mirë.
SI TI RIVITALIZOJMË FLOKËT?

Fillimisht, masazhoni skalpin përditë. Kjo aktivizon qarkullimin, që siguron ushqimin kryesor të flokëve. Më pas lajini flokët në mënyrë të rregullt, por jo më shumë seç duhet tepricë. Është mëse e rëndësishme që të zgjidhet shampo për larjen e flokëve tuaj pa sapun, pa paraben, pa fenoksietanol. Në këtë mënyrë ju evitoni shampot agresive dhe tharjen e vazhdueshme të flokëve tuaj nga larja ose trajtimi në permanent. Krihini flokët me delikatesë. Pini shumë ujë dhe hani në mënyrë të shëndetshme – vitaminat dhe mineralet janë shokët e flokëve tuaj!

Vitamina D3 vepron gjithashtu edhe kundër zbokthit. Për të pasur flokë elastik dhe me shkëlqim, ushqejini ato me vitaminë B5 (që ka efekt stimulues në rritje dhe parandalon tharjen e flokëve), vitaminë B6 (që ndihmon në formimin e keratinës) ose zink.
THONJTË

Sikundër flokët,edhe thonjtë tuaj janë formuar nga keratina; prandaj kanë nevojë për vitamina dhe elemente minerale për të qënë të shëndetshëm.
5 INSTRUKSIONE PËR THONJ TË BUKUR!

1. Hidratimi i thonjve tuaj
Thonjtë e butë dhe të brishtë janë pasojë e dehidratimit. Të parandalosh këtë fenomen hidratoji ato. Si? Masazho bazën e thojit të paktën një herë në ditë duke përdorur krem hidratues. Rezultati i këtij veprimi: Thonjtë janë më rezistent nga sulmet ditore.

2. Një dietë e balancuar për thonj të bukur!
Për të pasur thonj të bukur ju duhet të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme. Pse? Sepse thonjtë kanë nevojë për elemente të tjera dhe vitamina që të rriten të shëndetshëm, si ushqime të pasura me vitaminë B (gruri, maja e breuer-it dhe e verdha e vezës), vitaminë C (fruta të freskëta, qitro, dhe speca jeshil), silic (zarzavate) dhe proteina (mishi). Evitoni ushqimin e rëndë që shpesh çon në mungesa.

3. Thonjtë: Suplemente ushqyes? Po sigurisht të lutem!
Cilët duhet të zgjedhim prej tyre? Suplimente ushqyese te pasura ne zink, hekur, squfur dhe silic sepse ndihmojnë në rritjen dhe mbrojtjen e thonjve tuaj.

4. Manikyret: mos abuzoni!
Manikyret mund të përdoren, por në situata të caktuara. Pastrimi i pjesës së poshtme të thonjve mund ti dobësojë ato dhe të rrisë probabilitetin e infeksionit nga myku.
Konkluzioni: pastro thonjtë, por mos i thaj ato!

5. Manikyr mbrojtës
Manikyri mbrojtës mbron thonjtë nga agresionet e tepërta, por mos e përdorni gjithmonë atë. Duhet të lejoni që thonjtë tuaj të ajrosen (të jenë pa manikyrin mbrojtës). Herë pas here duhet ti pastroni me një heqës manykyri dhe ti lini të ajrosen. Në lidhje me ngjyrën, është më mirë të evitohen ngjyrat e errëta, pasi mund të shkaktojnë ngjyrosje të verdhë/portokalli që mund të hiqet vetëm me rritjen e thojit.