Forcapil Forcapil Forcapil
Homepage > Produkte > Forcapil > Kundër rënies së flokëve
FORCONI FLOKËT TUAJ ....

Metionina dhe cisteina janë aminoacide që përmbajnë squfur, thelbësore për bukurinë dhe rritjen e flokëve.

Në fakt, metionina është paraardhëse dhe aktivizuese e sintezës së keratinës (sintezë e rritur  nga vitamina D3).

Cisteina ndihmon në rritjen e diametrit të flokut dhe stimulon ri-rritjen e flokëve në raste të rënies së flokëve pa ndonjë shkak patologjik.
INKORPORIMI I AMINOACIDEVE QË PËRMBAJNË SQUFUR......

Vitamina B6 (piridoksina) ështe thelbësore në metabolizmin e proteinave dhe amino acideve, dhe veçanërisht aminoacideve që përmbajne squfur (cisteinës dhe metioninës). Metabolizmi i metioninës dhe cisteinës varet në mënyrë të ndjeshme nga vitamina B6. Një suplement i vitaminës B6 duhet të shoqërohet me një suplement të këtyre dy aminoacideve.

Mungesa e vitaminës B6 rezulton me një ulje te ndjeshme të përthithjes së cisteinës në lëkurë dhe në zonën keratogjene të flokëve.
Zinku është një nga mineralet më të rëndësishëm të trupit të njeriut, por mungesa e Zinkut është relativisht e zakonshme.Është thelbësore për sintezën e keratinës së bashku me vitaminën B6.
Zinku gjithashtu frenon 5-alfa reduktazën, një enzimë prezente në bulbin e flokut dhe në gjëndrat e yndyrës që është përgjegjëse për trasformimin e testosteronit në derivatin e tij aktiv : dihidrotestosteron. Rënia e flokëve mund të shkaktohet nga teprica e dihidrotestosteronit në folikulin e flokut. Prandaj mungesa e zinkut shoqërohet shpesh me rënie të flokëve, thyerje të thonjve dhe lëkurë të thatë.