Forcapil Forcapil Forcapil
Homepage > Produkte > Forcapil > Pyetjet më të shpeshta
PYETJET MË TË SHPESHTA

1 - Jam shtatëzanë - a mund të marr Forcapil?
Po, por vetëm duke filluar nga katërmujori i dytë i shtatzanisë.

2 - Kam fëmijë në gji - a mund të marr Forcapil?
Po.

3 - Po marr trajtim mjekësor për rënien e flokëve - a mund ti përdor së bashku?

Po, nëqoftëse përbërësit e tyre janë të ndryshëm.

4 - Vuaj nga rënia e konsiderueshme e flokëve. A mund ta rris dozën?
Jo, udhëzimet për përdorim duhet të respektohen. Megjithatë është e rëndësishme të respektohet kohëzgjatja e trajtimit.

5 - Jam diabetik. Produkti ka përmbajtje karbohidratesh. A ka rrezik në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak?
Sasia e karbohidrateve në dozën ditore është jashtëzakonisht e vogël. Nuk ka rrezik për rritje të sheqerit në gjak.

6 - A mund ta marr FORCAPIL gjatë gjithë kohës (për gjithë vitin)?
Jo, këshillohet të përdoret si trajtim tre mujor, i ndjekur nga një periudhë pushimi një mujor, duke e rifilluar përsëri trajtimin për tre muajt në vazhdim.

7 - Jam mbipeshë. A mund të rris dozën ose të ndjek udhëzimet?
Është e nevojshme të ndiqni udhëzimet. RDA (Doza ditore e rekomanduar) llogaritet për një grup të gjerë individësh, pa u nisur nga pesha e tyre.

8 - A mundet FORCAPIL të shtojë qimet e tjera në trup?
Jo, marrja e FORCAPIL nuk ka efekt në qimet e tjera të trupit. Aminoacidet dhe përbërësit e tjerë të produktit gjenden në pjesën më të madhe të ushqimeve që marrim rregullisht.

9 - Sa kohë nevojitet për tu parë përmirësimi?
Kjo varet. Disa njerëz shikojnë përmirësime që në muajin e parë, por rezultatet do të jenë të dukshme pas trajtimit të plotë. 3 muaj trajtim (2 kapsula në ditë), i ndjekur nga një periudhë pushimi një mujor, dhe rifillohet përsëri trajtimi për tre muajt në vazhdim.

10 - Kam problem me gëlltitjen e kapsulave. A mund të marr vetëm përmbajtjen e kapsulës por jo vetë kapsulën pa e vënë në rrezik stomakun? Nëqoftëse po, si mund ta përdor atë?
Po, është e mundur të hapni kapsulën dhe të përzieni përbërjen e saj me kos, reçel, ose mjalt në çdo substancë të butë, pa rrezik për tretjen.

11 - Vuaj nga osteoporoza dhe marr mjekim me vitamin D. Ka ndonjë rrezik për mbidozë nëqoftëse marr FORCAPIL që gjithashtu e përmban atë?
Doza e vitaminës D është e vogël tek Forcapil prandaj nuk ka ndonjë rrezik për mbidozë. Megjithatë rekomandohet ta merrni me miratimin e doktorit tuaj.